Per nje ligj efektiv mbi Mbrojtjen e Kafshëve në Shqipëri / For an effective Animal Protection Law i

Julia Guga
Guest

/ #83 forca njerez

2010-12-22 10:52

pasojeni linkun e peticionit ne gjithe kontaktet tuaja.Beni qe te mos ngelet nje tentative e njerezve qe e shohin dashurine pertej "homo sapiens" . Vendoseni ne facebook, dergojeni ne email, pasojani miqve tuaj, qe kjo iniciative te kthehet ne realitet.Jane marre boll iniciativa ligjore se fundmi ne kete vend, per barazine gjinore, per te drejtat e pakicave etj ...por ka ardhur koha qe te mbrohen edhe te drejtat e kafsheve, edhe pse indirekt(shiheni me egoziem po te doni) me cenimin e lirise e te drejtave te tyre, cenohen indirekt liria dhe te drejtat tona.Ne kemi nevoje te jetojme ne nje vend ku ka respekt per te gjithe qeniet pavareisht formes se tyre.Kemi te drejte te pretendojme ne vitin 2010, te mos shohim me fushata barbare te shfarosjes se qeneve neper rruge, shoqeruar nga klithmat e tyre naten e gjaku i mbetur mbi asfalt diten. Meritojme me shume se kaq, por duhet te luftojme per kete.Eshte koha per te vepruar !!!